Flash News

KRYESORE

Papa Françesku vizitë historike në Shkup më 7 maj

Papa Françesku vizitë historike në Shkup më 7 maj

Papa Françesku pritet të kryejë një vizitë historike në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e papës shënon edhe të parën në një vend ku besimtarët katolikë janë në një numër të vogël në raport me popullsinë.

Kryeministri Zoran Zaev tha se vendi i tij ndihet i nderuar për ardhjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm botërorë e shpirtëror që paraqet frymëzim për miliona besimtarë dhe qytetarë të vullnetit të mirë”.

Autoritetet vendase kanë marrë masa për të vënë në dispozicion 15 mijë vende në sheshin e Shkupit ku papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë.

Nga ana tjetër, kanë nisur masa të rrepta edhe për të garantuar siguri maksimale.

Të fundit