Flash News

KRYESORE

Paraqitja kundër Anglisë, ylli i Kosovës ndiqet nga dy klube të Premier League-s

Paraqitja kundër Anglisë, ylli i Kosovës ndiqet nga dy klube

Vedat Muriqi është një nga futbollistët kryesorë në kombëtaren e Kosovës. Ai u dallua në fitoren ndaj Çekisë, si edhe në humbjen kundër Anglisë me rezultatin 5-3 në “st Mary’s” në Southampton. Në të dyja përballjet, bomberi realizoi gol. Përveç rrjetave të shënuara, ai u dallua edhe për lojën e bërë në fushë dhe për duelet e fituara me rivalët. Në Angli , interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Tottenham-i e tani edhe Manchester United,

Spurs-at kishin dërguar skaut për ta parë nga afër lojtarin të luajë kundër “tri luanëve”. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe klubi i “Djajve të kuq”.

Muriqi u bë këtë sezon pjesë e Fenerbahçe-s, ku ka arritur që të fitojë vendin e titullarit në ekipin r njohur turk. Verdheblutë do të ndeshen kundër Analjasporit ditën e hënë dhe të dërguarit e United-it do të jenë aty.

Për Muriqin ka interes edhe nga klube të tjera evropiane. Edhe Atletico Madridi në Spanjë është gati të investojë për të. Për Fenerbahçen ai vlen 30 mln euro. Por në javët në vazhdim gjithçka do të bëhet më e qartë, e mund të ketë edhe oferta konkrete.

Të fundit