Flash News

KRYESORE

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen e Brexit, presidentja e KE-së: Do ju duam gjithmonë (video)

Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen e Brexit-it me 621 vota pro dhe 49 kundër. Pasi votimit pro, deputetët e BE-së kënduan këngën "Auld Lang Syne", e cila këndohet zakonisht kur jepet një lamtumirë.

Nuk munguan as lotët, nga shumica e deputetëve britanikë që ishin pro qëndrimit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Laeyen deklaroi pas votimit se BE-ja gjithnjë do ta dojë Britaninë e Madhe.

"Ne do ju duam gjithmonë dhe nuk do të qëndrojmë larg njëri-tjetrit. Ne do të punojmë me të gjithë forcat tona për të arritur marrëveshje sërish në të ardhmen" – tha ajo.

Votimi i sotëm u mbajt nga Parlamenti Evropian për ratifikimin e traktatit që Londra dhe Brukseli negociuan për tre vjet e gjysmë pas referendumit të vitit 2016, ku u mbështetën në mënyrë dërrmuese kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Të fundit