Flash News

KRYESORE

Pas 6 vitesh, Roma mbulohet nga bora

Pas 6 vitesh, Roma mbulohet nga bora

Për herë të parë pas gjashtë vitesh, kryeqyteti i Italisë është mbuluar nga bora. Mëngjesin e sotëm bora në kryeqytetin italian, shënoheti deri në 5 centimetra trashësi, ndërsa temperaturat kanë rënë në -25 gradë celcius.

Si pasojë e reshjeve të dëborës, në Romë janë mbyllur disa prej pasurive më të rëndësishme kulturore dhe historike për italianët, si Koloseu apo Forumi Romak.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, ka urdhëruar që shkollat publike të mbyllen, deri në kohën kur të kalojë acari.

Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në vende të tjera tëKontinentit Europian, si në Gjermani, Britani apo Moskë ku temperaturat kanë rënë në minus 20 gradë celcius.

Të fundit