Flash News

KRYESORE

Pas dy vitesh, Mirela Kumbaro mohon kullën me teatër brenda: Nuk ka një projekt të tillë

Pas dy vitesh, Mirela Kumbaro mohon kullën me teatër brenda: Nuk ka

Atë që nuk e kishte pranuar në vitin 2016, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është detyruar ta pranojë së fundmi se në vendin ku sot ndodhet Teatri Kombëtar nuk do të ngrihet një kullë shumëkatëshe.

Politiko.al raportoi më 9 shkurt për shqetësimet e aktorëve se me zhvendosjen nga godina e teatrit, i hapet rrugë ndërtimit të një kulle dhe improvizimit brenda saj të një salle teatri. Presioni i artistëve dhe medias ka qenë i madh këto ditë, ndërkohë që ministrja ka theksuar se planifikohet ndërtimi i teatrit të ri në truallin ku ndodhet sot.

Në intervistën për ‘Vizion Plus’, Kumbaro është shprehur se një projekt i tillë nuk ekziston, por planifikohet që në të njëjtin truall të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar.

“Unë nuk e kam parë dhe nuk e kam dëgjuar. Nëse ju e keni këtë projekt, ma tregoni. Ne nuk e kemi këtë projekt. Po punojmë për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar në këtë truall publik. Kjo godinë ku ne ndodhemi është tejet e amortizuar. Nuk besoj se ka njeri kundër idesë që këtu të ndërtohet një Teatër i ri Kombëtar. Kjo do të ndodhi vetëm kur të kemi projektin”, u shpreh Kumbaro.

Lidhur  me disa ndryshime që Ministria e Kulturës i ka bërë ligjit bazë, ministrja sqaron se drafti është në fazën fillestare dhe se gjatë javës në vijim do të ketë konsultime me grupet e interesit. 

Të fundit