Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga pankina e Kombëtares shqiptare, Panucci merr në drejtim ekipin e Romës

Pas shkarkimit nga pankina e Kombëtares shqiptare, Panucci merr në

Pak ditë pas shkarkimit të tij nga pankina kuqezi, trajneri Christian Panucci është vendosur në krye të skuadrës B të ekipit të Romës, për moshat U-23.

Tashmë, marrëveshja mes teknikut dhe drejtuesve të klubit është zyrtarizuar dhe mision kryesor i Panuccit në skuadrën B është evidentimi i lojtarëve që do të furnizojnë skuadrën e parë.

Roma ka vendosur të krijojë ekipin e 23-vjeçarëve, që nga sezoni i ardhshëm do të regjistrohet në Serie C.

Ashtu si në Kombëtaren e Shqipërisë, Panucci do të ketë ndihmës ish-futbollistin tjetër të Romës, Marko Kasetin.

Që në kohën kur drejtonte pankinën kuqezi, Panucci ishte afruar shumë herë me klubin e kryeqytetit Italian, ku mediat në vend zbuluan edhe një takim të teknikut me drejtuesit e Romës.

Të fundit