Flash News

KRYESORE

Pasioni për helikopterin i kushtoi jetën, Kobe Bryant bënte manovra për të trembur shokët

Pasioni për helikopterin i kushtoi jetën, Kobe Bryant bënte

Kobe Bryant i ka patur pasion fluturimet me helikopter. Ai e kishte si një gjë të nevojshme. Kjo gjë që është raportuar për vite me radhë në SHBA si lajm i bujshëm, ngaqë ish-basketbollisti legjendar udhëtonte vazhdimisht me helikopter brenda Kalifornisë.

Interesant është fakti se ai rrezikonte dhe jetën e njerëzve të tjerë duke provuar manovra të ndryshme. Këtë e ka rrëfyer sot Rob Pelinka. “Një herë, Bryant fiku motorin e helikopterit kur ishim duke u ngjitur lart. Në ato pak sekonda më kaloi gjithë jeta para syve. Për pak sa nuk pësova infarkt, ndërsa ai ishte krejt i qetë para meje".

41-vjeçari Bryant fluturonte shpesh me helikopter. Ai donte ta ndiqte LA Lakers në çdo ndeshje të NBA-së. Kjo i kushtoi jetën atij dhe njërës prej vajzave të tij.

Të fundit