Flash News

KRYESORE

Për shkak të COVID-19 shtyhet prezantimi i iPhone 12

Apple ka konfirmuar se prezantimi i verisonit të ri të iPhone 12, është shtyrë.

Sipas kompanisë, prezantimi do të shtyhet të paktën deri në tetor për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia në rrjetin global të furnizimit.

Ky lajm nënkupton se linja e re e produktit iPhone 12 do të humbasë shfaqjen e shtatorit, kur zakonisht gjiganti teknologjik prezanton risitë e fundit.

Por pavarësisht pandemisë, shitjet e iPhone-ve u rritën me 2% krahasuar me vitin e kaluar, sukses të cilin Apple ia dedikon modelit iPhone SE 2020.

Të fundit