Flash News

KRYESORE

Përfliten për krijimin e një partie politike, Budina: Shpifje e Ramës, kërkon të përçajë opozitën dhe qytetarët

Përfliten për krijimin e një partie politike, Budina: Shpifje e

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vijon takimet qytet më qytet për nënshkrimin e peticionit për ringritjen e TK në po të njëjtin vend, ashtu siç ishte.

Nga Pogradeci, ditën e sotme regjisori Edmond Budina, i ka cilësuar si “shpifje” akuzat e kryeministrit  se artistët po tentojnë të krijojnë një parti politike, duke theksuar se në këtë mënyrë “ai kërkon të përçajë partitë opozitare dhe shqiptarët”.

 “Ka frikë kryeministri, ne duam të sjellim një mendësi qytetare në politikën shqiptare. Me këtë ai do të përçajë të gjitha partitë opozitare, sepse me këtë ka sunduar përça dhe sundo. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thotë kryeministri Edi Rama. Është një shpifje tjetër e radhës, që kërkon të përçajë shqiptarët mes tyre. Do të vijojmë turet në gjithë Shqipërinë dhe pastaj do të bëjmë një manifestim kombëtar në Tiranë”, nënvizoi Budina.

Të fundit