Flash News

KRYESORE

Përmirësohet Borsi Johnson, del nga terapia intensive

Përmirësohet Borsi Johnson, del nga terapia intensive

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson doli nga terapia intensive. BBC raporton se një zëdhënës pranë kryeministrit deklaroi se “Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intesiv në repart, ku ai do të marrë monitorimin e afërt gjatë fazës së shërimit. Ai është me shpirt shumë të mirë”, ka thënë zëdhënësi.

Kujtojmë se të dielën Boris Johnson u zhvendos nga banesa e tij në spital pasi pas 10 ditësh me koronavirus, gjendja shëndetësore u përkeqësua. Ai shfaqi simptoma të rënduara të virusit, çka bëri që të vendosej në terapi intensive të hënën.

Ai qëndroi të paktën tre netë në terapi intensive, ndërsa vetëm sot pasdite gjendja e tij shëndetësore ka dhënë shenja të përmriësimit. Kujtojmë se Johnson rezultoi pozitiv me koroanvirus dy javë më parë.

Të fundit