Flash News

KRYESORE

Përplasje te PSG, Icardi nuk mban nervat dhe thyen karriget

Përplasje te PSG, Icardi nuk mban nervat dhe thyen karriget

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, e ka humbur qetësinë te skuadra franceze. Ai ka reaguar shumë ashpër ndaj trajnerit Thomas Tuchel në momentin që ky i fundit nuk e ka preferuar si titullar për takimin ndaj Dortmundit.

Argjentinasi ka thyer disa karrige dhe ka qenë shumë i mërzitur. Ai nuk zbriti në fushë për asnjë moment dhe gjatë rrugës së kthimit ka folur shumë pak dhe me shokët e ekipit.

Sulmuesi reagon ashtu si Mbappe dhe Neymar pas zëvendësimeve në fushën e lojës. Lojtari duket se nuk është më aq i paprekshëm sa ishte në fillim të sezonit.

Të fundit