Flash News

KRYESORE

Përzgjedhja e kandidatëve të PD, Komisioni kalon në filtër propozimet e Kukësit

Përzgjedhja e kandidatëve të PD, Komisioni kalon në

Komisioni i ngritur nga Partia Demokratike për seleksionimin e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie është mbledhur sërish ditën e djeshme, këtë herë larg vëmendjes së qytetarëve sipas  gazetës Panorama.

Burimet Brenda PD bëjnë me dijë se komisioni po procedon  fillimisht me filtrimin e kandidatëve të ardhur nga Qarku i  Kukësit, ndërsa në total numri i  propozimeve nga anëtarësia e PD për deputete dhe kryetarë  shkon në 3600.

Edhe pse jemi në javën e dyte të punës  së Komisionit ende nuk kemi asnjë të dhënë se sa kandidatë kanë kaluar filtrin e parë ku merren parasysh pastërtia e figurës, arsimimi, impakti në komunitetin ku bën pjesë dhe angazhimi në fushatat zgjedhore të PD-së.

Por si do të procedohet?

Puna e Komisionit të Seleksionimit ndahet në dy faza. Në fazën e para që ka nisur më 3 gusht anëtarët filtrojnë kandidatët në bazë të kontributit në jetën publike, ne fushatat e partisë, në profesion dhe impakti te qytetarët.

Pasi bëhet seleksionimi paraprak, kandidatët që mbeten në listë njoftohen të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit që i përkon një “vetingu“ të brendshëm. Nga ky detyrim përjashtohen  vetëm ata që 10 vitet e fundit kanë mbajtur detyra si  deputetë apo drejtues në drejtori të cilëve ligji ua ka imponuar plotësimin e formularit të vdetedeklarimit. Pasi plotësohen formularët , komisioni do të përgatisë dy lista, njëra me kandidatët që do kualifikohen dhe tjetra me kandidatët që do rishikohen në një moment të dytë.

Më pas Komisioni i dërgon listën ish anëtarësisë e cila nga data  15 deri më 30 shtator zhvillon zgjedhjet dhe më pas lista që del nga ky proces i shkon Kryesisë.

Të fundit