Flash News

KRYESORE

Pioli debuton me barazim, Milani ngec edhe kundër Lecce-s

Pioli debuton me barazim, Milani ngec edhe kundër Lecce-s

Askush nuk mund të bëjë mrekullinë te Milani. As Pioli, i cili sonte debutoi me barazim si trajner i "Djallit". Lecce i mori 1 pikë në shtëpi skuadrës kuqezi duke barazuar 2-2 dhe tani në mendjet e drejtuesve të klubit vijojnë mendimet se si mund të shpëtohet ky sezon i nisur kaq keq.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me lojë bindëse dhe patën ritëm. Madje, gjetën golin e parë me turkun Calhanoglu. Pjesa e parë u duk mjaft pozitive, por 45 minutat e dyta ndryshuan krejtësisht. Lecce doli në lojën e saj dhe Milani ra fizikisht.

Miqtë gjetën barazimin me sulmuesin Babacar, i cili u ndal nga Donnarumma teksa gjuante penalltinë, por më pas u tregua i saktë dhe shleu gabimin. Për të ndihmuar Milanin mendoi Piatek, i cili tregoi se di të shënojë kur duhet, por Calderoni me një goditje spektakolare nga jashtë zone befasoi kuqezinjtë dhe gjithë stadiumin "San Siro" në minutat e fundit.

Lecce mori atë që deshi, kurse Pioli e nisi krejt mbrapsht, sepse sonte pritej kthesa e madhe. Ka lajme që lidhin Pep Guardiolën me Milanin, por vështirë se katalanasi do të bënte një hap pas në karrierë duke marrë drejtimin e një skuadre me plot probleme.

Në fund të fundit, nuk pyet kush se si ke qenë, por si je. Dhe Milani është gropë!

Të fundit