Flash News

KRYESORE

Me pistoletë dhe makinë të blinduar, arrestohet 26-vjeçari

Me pistoletë dhe makinë të blinduar, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person pasi lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë pa leje. Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve vunë në pranga shtetasin E.S, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Ai u arrestua pasi në vendin e quajtur Ura e Viroit gjatë kontrollit në makinë një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK me 14 fishekë.   Sipas policisë, 26-vjeçari në momentin e ndalimit udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me fishekët dhe automjeti.

Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer ky shtetas, pasi mjeti nuk dispononte dokumentacion të rregullt.

Të fundit