Flash News

KRYESORE

Pogba më pranë se kurrë, Juventusi bën një ofertë "montruoze"

Pogba më pranë se kurrë, Juventusi bën një ofertë

Juventusi gjithmonë e ka seriozisht në merkato, sidomos për një yll si Paul Pogba. Drejtuesit e klubit bardhezi duan ta kthejnë në Torino mesfushorin kampion bote verën e ardhshme dhe janë gati t'i bëjnë një ofertë marramendëse Manchester United-it.

Sipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport", presidenti Andrea Agnelli është i gatshëm të ofrojë 130 milionë euro, plus kartonët e Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, vetëm që Pogba të veshë fanellën e Juventusit.

Francezi ka qenë fantastik në Torino më parë, kur luante përkrah lojtarëve të mëdhenj si Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal. Tek United nuk i ka ecur, kështu që Juventusi duket destinacioni i duhur për të.

Të fundit