Flash News

POLITIKOFF

Arsyeja pse Romain Gavras nuk është më me Rita Orën

Arsyeja pse Romain Gavras nuk është më me Rita Orën

Në korrik të 2020-ës u zbulua lidhja e këngëtares Rita Ora me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras, pasi dyshja filluan të shoqëroheshin edhe në publik, duke mos u fshehur më - edhe pse publikisht nuk folën për njëri-tjetrin.

Mediat e huaja shkruajtën se madje gjërat mes tyre ishin bërë dhe familjare. Por sipas Daily Mail, së fundmi, dyshja po përjetonin krizë në marrëdhënien e tyre. Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.

Arsyeja pse Romain Gavras nuk është më me Rita Orën

Romain i mohoi lajmet për ndarjen, por së fundmi zëdhënësja e tij ka thënë për “MailOnline” se marrëdhënia ka mbaruar për ‘muaj’:

"Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata ende mbeten miq të ngushtë”.

Të fundit