Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa ndër prezantuesit e çmimeve BAFTA

Dua Lipa ndër prezantuesit e çmimeve BAFTA

David Beckham, Cate Blanchett dhe Dua Lipa, janë në mesin e atyre që u konfirmuan për të prezantuar nga një çmim të ceremonisë prestigjioze.

Treshja është vendosur të prezantojë një çmim filmi BAFTA, megjithëse nuk është konfirmuar se për cilat kategori.

Të bashkuar me ta në skenë gjatë gjithë natës do të jenë prezantuesit e tjerë: Adjoa Andoh të famës së “Bridgerton”, ylli i Bollyëood Deepika Padukone, Hugh Grant dhe Lily Collins.

Emra të tjerë të konfirmuar se do të prezantojnë çmimet përfshijnë yjet e “The Crown”, Emma Corrin dhe Gillian Anderson, aktori i “Black Mirror” Himesh Patel dhe zëdhënësi i “Hijack”, Idris Elba.

 

Të fundit