Flash News

KRYESORE

Pompeo thirrje Kosovës: Hiqni taksën ndaj Serbisë

Pompeo thirrje Kosovës: Hiqni taksën ndaj Serbisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përsëritur sërish apelin ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një statusi se nga takimi mes Pompeo-s dhe presidentit Thaçi në Uashington është pohuar partneriteti i fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Sekretari Pompeo takoi presidentin Thaçi, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit

Tarifa ndaj mallrave serbe është vendosur në vitin 2018 nga qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Beogradi e ka pezulluar pjesëmarrjen në dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me kusht heqjen e tarifës.

Të fundit