Flash News

KRYESORE

Prokuroria s’pranon pafajësinë e Doshit, e dërgon sërish në Gjykatë

Prokuroria s’pranon pafajësinë e Doshit, e dërgon

U duk sikur “ia hodhi” drejtësisë kur mori pafajësinë në datë 4 korrik, por Tom Doshi do të përballet sërish me Gjykatën.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës ka bërë ankimimin pasi sipas saj vendimi i gjykatës nuk është i drejtë. Tom Doshi duhet të dënohet për kallëzim të rremë dhe të dënohet si Mark Frroku dhe Durim Bami.

Më 4 korrik Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, i cili në 2015-ën deklaroi se i kishin organizuar një atentat. Mësohet se gjykata ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin Mark Frrokun dhe Durim Bamin.

Pavarësisht kësaj mase Frroku nuk do të shkojë në burg, ndërsa për 1 vit dhe 4 muaj do të jetë në dispozicion për shërbim prove.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës në pretencën e saj kërkoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku edhe për Durim Bamin. Të tre akuzohen për kallëzim të rremë për “atentatin” e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.

Të fundit