Flash News

KRYESORE

Protesta e veçantë e futbollistëve të Romës: Rregulloni rrugët, kështu nuk vazhdohet

Protesta e veçantë e futbollistëve të Romës:

Futbollistët e Romës protestojnë! Por këtë herë është një protestë e veçantë. Verdhekqutë ankohen për gjendjen e rrugëve që të çojnë në qendrën stërvitore të Trigoria-s. Kjo sepse ka shumë gropa në asfalt, që ua dëmtojnë atyre makinat, e për këtë arsye i kanë kërkuar klubit që të marrë masa.

Nga ana e vet, klubi roman kontaktoi me komunën, ku ia parashtroi problemin dhe i kërkoi që të marrë masat e nevojshme. Të shumtë kanë qenë lojtarët që kanë pasur probleme me makinat për shkak të këtyre gropave.

Lajmi i mirë për romanët është se në fillim të tetorit do të nisë shtrimi me asfalt i rrugëve që të sjellin në qendrën stërvitore. Punimet do të zgjasin rreth 40 ditë, e deri atëherë verdhekqutë duhet që të vazhdojnë t’i bëjnë sytë aktor.

Roma është një ndër qytetet më problematikë sa i përket gjendjes së keqe të rrugëve. Banorët shpesh janë ankuar se në metropolin italian është mjaft e vështirë të lëvizësh për shkak të gropave, që u dëmtojnë makinat.

Të fundit