KRYESORE

PS kundër Metës/ Balla: Të hënën votohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

PS kundër Metës/ Balla: Të hënën votohen

Partia Socialiste duket e vendosur për t’i votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, edhe pas letrës së presidentit Ilir Meta për pezullimin e këtij procesi.

PS do t’i votojë ato ditën e hënë në Kuvend. Gjatë takimit të PS-së ku u bë prezantimi i kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e 16 nëntorit nën moton ‘Ti zgjedh’, Taulant Balla u shpreh se do të bëhej e mundur që brenda pranverës Gjykata Kushtetuese të jetë gati.

“Është e vërtetë që në mes të tetorit të kaluar KE nuk arriti të merrte vendimin për clejen e negociatave, por nuk duhet të jemi pesimist. Qeveria jonë e drejtuar nga Rama i ka përmbushur të gjithë detyrimet që ka për fillimin e bisedimeve.

Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale.

Do përmbyllim brenda Krishtilindjes edhe reformën zgjedhore me rekomandimet e OSBE ODIHR, do t’i kalojmë në kuvend për të qenë gati implementi i tyre për zgjedhjet e 2021.

Dyhet të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike. Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falisifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.” tha Balla.

Ditari politik

Të fundit