Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Holandës/ Blok i vë sërish ‘bllok’ Shqipërisë: Nuk është gati të hapë negociatat e anëtarësimit

Qëndrimi i Holandës/ Blok i vë sërish ‘bllok’

Holanda ka përsëritur qëndrimin e saj të prerë për Shqipërinë se është ende herët të nisë bisedimet për anëtarësim në BE.

Para takimit të ministrave të jashtë në Luksemburg, ministri i Jashtëm, Stef Blok tha se “Holanda i përmbahet qëndrimit të saj se Shqipëria nuk është gati të hapë negociatat e anëtarësimit. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm si ligji për prokurorin special. Nëse ky kusht përmbushet, atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të nisin”.

Ndërkohë ndër vendet skeptike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë edhe Franca e Danimarka, ndërkohë pa rezultat konkret u mbyll takimi i 28 ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian mbi draft-konkluzionet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin.

Eksperti gjerman: Nuk shoh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave

Të fundit