Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Boshko Jakshiç/ Politika
Kur Millosheviçi i tregoi gishtin Perëndimit dhe thirri “Mallo morgen”, pësuam atë që pësuam. Tani, Aleksandër Vuçiçi thotë për parlamentarët europianë se “janë të humbur në kohë dhe hapësirë”, sepse ata guxuan ta kritikojnë pushtetin e tij. A mos kemi të bëjmë me një hapje fronti kundër bashkësisë Perëndimore, për të cilën Serbia është deklarativisht ende e përkushtuar, një paralajmërim për konfrontime sepse Parlamenti Europian (PE) shpreh keqardhje për shkak të mungesës së përparimit në shumë reforma dhe prapambetje rreth problemeve kryesore për antarsimin në BE? A kemi të bëjmë me një përshkallëzim radikal arrogance në përgjigje ndaj kritikave e përllogaritur kjo për të ngashnjyer “me trimëri” zgjedhësit e këtushëm sepse presidenti na qenka shqetësuar se europianët nuk e paskan kuptuar.
Ndoshta përllogaritja e Vuçiçit bazohet në një premisë të gabuar: te toleranca e europianëve që e kanë ndihmuar ndjeshëm që dhjetëvjeçarin e fundit për të ndërtuar sistemin e tij autokratik që nuk nuk ka kurrfarë lidhje me shtetin ligjor, institucionet e fuqishme, liritë njerëzore dhe të mediave.
Gjërat ndryshojnë. Episodit të turpshëm Perëndimor, që ka mundësuar çimentimin e pushtetit autoritar të shoqëruar me nacionalizmin e tipit të ri duket se po i vjen fundi. Administrata e re amerikane i ka rikthyer në fokusin e politikës së saj të jashtme të drejtat e njeriut dhe demokracinë dhe, në koordinim me partnerët europianë, po i kundërvihet seriozisht autokratëve në mbarë botën në listën e të cilëve është edhe presidenti i Serbisë.
Ndërsa ministri Aleksandër Vulin shfrytëzon rastin që raportin e PE-së ta quajë “pamje të hipokrizisë” dhe propozon që Serbia ta rishikojë politikën e saj ndaj BE-së, Perëndimi ia kthen me mesazhe gjithnjë e më të ashpra dhe të përcaktuara qartë të cilat presidentit të Serbisë i shkaktojnë makthe nate sepse pikërisht nga vlerësimi i Perëndimit varet fakti nëse do të hapen kapituj të rinj dhe nëse do të ketë akses në fondet europiane sipas metodologjisë së re.
Ndoshta Beogradit edhe për njëfarë kohe do t’i mundësohet që, në këtë kohë të ashpërsimit të raporteve të Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, të afrohet me Moskën dhe Pekinin duke u larguar kështu nga vlerat liberale të demokracisë që përfaqësojnë themelin e Europës së bashkuar. Por pastaj do të vinë presionet dhe sanksione të mundshme për regjimin. Nëse nuk ndodh ndonjë përmbysje, BE-ja pas më shumë se një dekade bisedimesh thjesht do të ngrejë duart nga Serbia, ndërsa Vuçiçi i flakur tej nga Perëndimi do të duhet të kërkojë strehim te miku i tij në Kremlin-i cili do të dijë mirë ta shpërblejë për të gjithë vitet e endjeve gjeostrategjike serbe dhe do ta pranojë liderin e përparimtarëve si dele të humbur, por gjithsesi të mirëseardhur.
Këto janë pasojat e parashikueshme të deklaratave, thënë në mënyrën më të butë, mesazhe aspak diplomatike sipas të cilëve euuroparlamentarët “kanë humbur në kohë dhe hapësirë”. Më parë do të ndodhë që pushtetari i Serbisë të jetojë në një botë alternative të vetën dhe, si dikur Millosheviçi, të humbasë në kohën dhe në hapësirën e botës që po ndryshon para syve tanë.
Fakti që Serbia vitin e kaluar nuk hapi asnjë kapitull për bisedime është interpretuar qartësisht në Beograd si pjesë e “komplotit” të cilit i përket edhe raporti më i fundit e PE-së i cili duhet ta ketë shqetësuar aq shumë pushtetin saqë e pret “me këmbët e para”.
Djathtistët hungarezë të Fides-it miq të Partisë Përparimtare serbe u përpoqën të bllokojnë përmendjen në raportin e PE-së të aferave korruptive më aktuale serbe: “Savamalla” (shkatërrim i paligjshëm i disa objekteve për të krijuar truall ndërtimesh të reja. Shën i përkth), atë të shitjes së armëve “Krushik”, kultivimit të bimëve narkotike “Jovanjica” dhe “Telekomit” – por më kot. Europa kërkon atë që pret opinioni publik serb: hetim objektiv që do të pohojë të vërtetën dhe do të tregojë gatishmërinë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit- të cilët duket qartë se ekzistojnë.
Beogradi vazhdon të heshtë për këto afera, ndërkohë që përgjigjet me përpjekje të dukshme për zëvendësim tezash duke thënë se europianët nëpërmjet “gënjeshtrës në dritë të diellit” përpiqen të diskreditojnë mjekët serbë që luftojnë kundër pandemisë. E pasaktë, europianët vetëm kanë shfaqur dyshimin në autenticitetin e të dhënave dhe me këtë nuk dallojnë nga pjesa më e madhe e opinionit publik serb.
Raporti ndaj Parlamentit Europian ka kohë që ka kaluar në trasenë e konflikteve. Pushteti përpiqet ta reduktojë atë në dy “vota të urrejtëseve të serbëve”- Tanja Fajon dhe Viola fon Kramon- duke harruar se pas votimit të Rezolutës që kritikon Serbinë qëndrojnë më shumë se 500 eurodeputetë të tjerë. I frymëzuar me praktikën në vendin e tij, Ivica Daçiçi, kryetari i parlamentit madje guxoi të kërkojë përjashtimin e eurodeputetes Fajon nga ekipi ndërmjetës në dialogun e pushtetit serb me opozitën.
Çfarë të thuash kur hidhen poshtë edhe kritikat për deficit të lirive mediatike. Duken krejt të zbrazëta fjalët e kryeministres Ana Brnabiç e cila, si edhe të tjerët, pothuajse është tmerruar kur ka dëgjuar se europarlamentarët na u merrkan me “thashetheme” siç janë sulmet ndaj mediave dhge organizatave të shoqërisë civile në parlamentin serb. Ajo me sa duket beson ende se ndokush nga Perëndimi, si dhe shumë të tjerë këtu, do t’i besojë kur thotë: “Vërtetë bëjmë gjithçka që mundemi. Kemi punuar shumë”. Keni punuar shumë për t’i bërë të pamundur të punën e mediave të lira.
Megjithëse raporti i PE-së lavdëron “të kuptuarit seriozisht të dialogut mes Beograditr dhe Prishtinës”, Vuçiçi thotë se “për inat” do të vazhdojë të punojë për delegjitimimin e pavarësisë kosovare. A mos është ky inat paralajmërim i dështimit të ri? A mos po ka ai të njëjtin fat te Anxhela Merkeli që kishte më parë (gusht 2011-shën. i përkth) edhe Boris Tadiçi?
Askush nuk, e di se çfarë kishte në kokën e shefit të shtetit kur një herë e një kohë pati paralajmëruar planin për zgjidhjen e konfliktit kosovar-korrektimin e kufijve, ndërkufizim territorial, ndarje apo sido që të quhet- por ama tani nuk dimë nëse ka ndonjë plan rezervë. Nëse ky plani B është ky “për inat”, atëherë mjerë ne.
BE-ja në të ardhmen do ta ndërtojë politikën e saj ndaj Serbisë mbi bazën e këtij raportit të PE-së si dhe raportit të Komisionit Europian. Pushteti në Beograd, i papërgatitur si përherë ndaj çdo kritike, ka zgjedhur kursin e konfrontimit. Gjithnjë e më larg demokracisë.
“Nuk mund të më bëjnë asgjë” thotë Vuçiçi në mënyrë sfiduese, me vetëbesim po pa themel për “fatkeqët” që marrin për bazë raportin e PE-së. Jehona e këtyre fjalëve na kthen prapa në kohën kur të dërguarit nga Rusia dhe Finlanda Sllobodan Millosheviçit, shefit të tij të dikurshëm, i diktuan tekstin që shënjoi fundin e pushtetit të tij.
Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14