Flash News

KRYESORE

"Rama gënjen", kryeministri pas deklaratës së Metës: Nuk quhem Yuri Kim dhe s`di që ajo mbulon shërbimin postar

"Rama gënjen", kryeministri pas deklaratës së
Përmes një postimi në Twitter, Rama ka vazhduar replikat me presidentin Ilit Meta, ku vazhdon të theksojë që ai nuk gënjen dhe se këtë e ka shkruar Ilir Meta vetë- shkruan Rama. Teksa vazhdon më tej duke thënë që nuk quhet Yuri Kim dhe nuk ka dijeni që ambasadorja amerikane të mbulojë shërbimin postar. "Po t'i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit,"- shkruan Rama Statusi i plotë: Që unë s'gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s'di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t'i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit Lexo edhe: Rama mohoi që ka marrë platformën nga Meta, presidenti: Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt

Të fundit