Flash News

KRYESORE

Rama i lumtur para zgjedhjeve pa opozitën. E ilustron me një histori me Zahon

Rama i lumtur para zgjedhjeve pa opozitën. E ilustron me një histori

Kryeministri Edi Rama, në mitingun përmbyllës në Vlorë, është i lumtur për zgjedhjet pa opozitën. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria pas zgjedhje do të jetë një vend më evropian sesa tani.

“Kam një emocion të vecantë sot sepse kam qenë me Zahon kur bëja plazh këtu në Skelë. Sot Zaho është diku midis jush, ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Zaho dhe moshatarët e tij meritojnë që nesër të jetë një Shqipëri më e mirë se kjo që kemi sot. Vlora sot është më e mirë se ajo që ishte kur unë isha sa Zaho, ashtu Shqipëria e nesërme duhet të jetë më e mirë. Për Shqipërinë ka vetëm një rrugë: Anëtare e Familjes Europiane”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një drejtësi të pavarur dhe të barabartë për të gjithë. “Shqipëria sot përjeton moment historik të vecantë, të një përplasjeje të madhe. Ka katër vjet që ka nisur kjo përplasje e madhe për të tronditur nga themelet Shqipërisë, duke tronditur nga themelet drejtësinë. Një përpjekje e madhe historike që drejtësia të kthehet në kuptimin e vërtetë të fjalës së saj. Ne do punojmë dhe drejtësia do kthehet në vend”, u shpreh Rama.

Të fundit