Flash News

KRYESORE

Rama video-mesazh para largimit drejt Londrës: Valët e tërmetit janë ulur, mos hapni TV, hiç portale dhe qenefe digjitale

Rama video-mesazh para largimit drejt Londrës: Valët e tërmetit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot niset drejt Londrës ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Sipas Ramës, këtë takim do ta shfrytëzojë për të folur mbi situatën e tërmetit që goditi Shqipërinë një javë më parë.

“Detyra ma kërkon të largohem drejt Londrës për samitin e Nato-s dhe s’do mund të jem mes jush sot dhe nesër.

Me të mbaruar samiti, nesër pasdite do ndaloj në Romë, ku do jem në emisionin ‘Porta a porta’ për situatën dhe do kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia. Më të mbaruar do kthehem në darkë, për mbledhjen e orës 7 të mëngjesit të qeverisë.

Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur nga afër me kolegët, presidentët e shteteve anëtare të NATO-s. Asnjë merak për këto 24 orë, do jemi në komunikim e çdo gjë do vijojë sipas planit.

Valët e tërmetit janë ulur thuajse fare dhe dalja nga kriza psikologjike ka nisur. Strehimi i pastrehëve do të vazhdojë. Hotelet do ti mirëpresin ata të zonave urbane, kurse ata në zonat rurale do ti pajisim me çadra që të përballojnë dimrit. Të më falin ata që ende nuk janë sistemuar siç duhet, nëse ua përsëris lutjen për durim, ne nuk po rrimë duarkryq dhe as po bëjmë me sikur”, tha Rama, ndërsa u ndal sërish edhe te qëndrimi kritik që ka mbajtur gjatë ditëve të gjendjes së jashtëzakonshme ndaj medias, madje edhe të Kosovës.

“Ju përgjërohem sa më pak televizor, hiç portale dhe qenefe digjitale. Ndjesë për gjuhën, por të keqen e qenefit në fakt, kur sheh se çfarë ere të rëndë mërzie dhe pasigurie krijojnë dhe sa të pakta janë pasqyrimet njerëzore dhe arsyetimet shkencore në panairin mediatik të Shqipërisë, për fat të keq edhe të Kosovës”, tha Rama.

Të fundit