Flash News

KRYESORE

Raporti i Fitch për Shqipërinë, Basha: Gjatë 2019-ës vendi i rrezikshëm për të investuar

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se shanset e Shqipërisë për të tërhequr investime të huaja është në ulje.

Teksa i referohet një raporti të agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, Basha thotë se Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.

“Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t'i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses”, tha kreu i PD.

Të fundit