Flash News

KRYESORE

"Reforma kusht për rregullimin e sistemit, jo negociatat", Kikia e thotë prerë: Ne nuk prodhojmë dot një pushtet që del nga vota

"Reforma kusht për rregullimin e sistemit, jo negociatat", Kikia

“Reforma nuk është kusht për negociatat, por për të rregulluar sistemin”, kështu është shprehur në “Open” gazetari Mentor Kikia, i cili- me fjalë të tjera- tregon se Shqipëria me klasën politike që ka e ka të pamundur të prodhojë një pushtet që del nga vota.

Për Kikinë, politikanët qëndrojnë deri pas mesnate jo për të realizuar një reformë po për të kapur afatin, gjë e cila- sipas tij- nuk zgjidh asgjë.

“Reforma zgjedhore është një paketë ligjesh që korrigjon disa probleme që kemi në realitet, ne nuk prodhojmë dot një pushtet që del nga vota.

Politikanët tanë qëndrojnë deri pas mesnate jo për të realizuar një reformë po për të kapur afatin. Duhet kuptuar se Reforma nuk na na duhet si kusht për negociatat por na duhet për të rregulluar sistemin, për të rregulluar realisht problemet. Zyrtarët në BE janë shumë burokratë. Nëse atyre u thua në letër se jashtë bie shi, ata nuk i hedhin sytë për të shikuar por e besojnë”, tha Kikia.

Të fundit