Flash News

KRYESORE

Reja: Kam lojtarë të mirë, unë nuk kam gisht te kjo fitore

Reja: Kam lojtarë të mirë, unë nuk kam gisht te kjo fitore

Edy Reja dëshiron të lërë gjurmë të mira me Shqipërinë dhe të mos të gjitha lëvdatat për vete. Ndryshe nga Gianni de Biasi, pas fitores 4-0 me Moldavinë, tekniku ia la të gjitha meritat skuadrës kuqezi

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes në RTSH, ai u shpreh se ai nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme për t'u rikthyer te fitorja, por ishin lojtarët ata që bënë ndryshimin.

"Kam lojtarë të mirë, unë nuk kam gisht. Thjesht i adresoj lojtarët aty ku duhet. Jam i kënaqur me djemtë. Trashi? Po, e kam parë disa muaj më parë dhe më ka pëlqyer menjëherë. Sot tregoi se është i aftë, veçanërisht në pjesën e dytë", tha tekniku.

I pyetur a e garanton vendin e tretë, Reja u përgjigj: "Ne kemi besim, edhe pse nuk do të kemi një kalendar të lehtë. Do të më pëlqente t'i bënim një inaugurim të mrekullueshëm stadiumit të ri. Objektivi mbetet vendi i tretë".

Të fundit