Flash News

KRYESORE

Rikthehet "Peza n`festë", datat në të cilat do mbahet

Rikthehet "Peza n`festë", datat në të cilat do mbahet
"Peza n`festë" do të rikthehet sërish dhe në datat 15 dhe 16 shtator do të keni mundësinë që të bëheni pjesë e festimeve që nisin ditën dhe vazhdojnë dhe natën. Një festë e tillë, është mundësi shumë e mirë sidomos për të rinjtë që nuk janë entuziast që ka mbaruar vera. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e festimeve në Pezë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se 77-vjetori i Konferencës së Pezës do të kremtohet në festën më të madhe "ditë-natë": “Peza n’fest. Ejani të kujtojmë 77- vjetorin e Konferencës së Pezës, në festën më të madhe ditë-natë! Merr miqtë, mblidh të gjitha energjitë pozitive dhe eja të kalosh momente të paharrueshme. Data 15 – 16 shtator 2019.”

Të fundit