Flash News

KRYESORE

“Roga më të larta se në Gjermani”, ish-deputeti-Ramës: Mashtrim i madh portali “Mjekë për Shqipërinë”

“Roga më të larta se në Gjermani”,

Pas prezantimit të portalit “Mjekë për Shqipërinë” nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se në Shqipëri bluzat e bardha paguhen më mirë se në Gjermani po të heqesh taksat, ka reaguar ish-deputeti Bardh Spahia.

Në një shkrim në Facebook, Spahia shprehet se portali ‘Mësues për Shqipërinë” është një tjetër gënjeshtër e Ramës.

Reagimi i Spahisë:

PACIENTI KRYEMINISTER

Sot Rama luajti rolin e gaztorit kryesor ne tragjikomedine ku eshte zhytur prej 6 vitesh shendetsia publike. Me vetedije kriminale dhe papergjegjshmerine e nje te semuri psikik deklaroi para salles se mbushur me mjeke te detyruar te shkonin ne takim se mjeket shqiptare paguhen me mire se koleget e tyre ne Gjermani. U foli per paga e bonuse imagjinare kur pak metra me larg salles ku zhvillohej takimi ndodh cdo dite drama e mijera pacienteve qe perballen me kushtet skandaloze ne Qsut, me mungesat e ilaceve, me radhet e pafundme per konsulta e ekzaminime. Ndjeva keqardhje per ata kolege qe degjuan delirimet e tij. Sigurisht qe do te donin te ishin diku tjeter aty ku puna e tyre vleresohet me dinjitet, ku kushtet e punes nuk i perballin cdo dite me paciente te pamundur e te irrituar. Si nuk e pyeti dikush kryeministrin ; nqse kushtet jane keto qe ju po deklaroni per cfare arsye absurde cdo vit braktisin vendet e punes mbi 150 mjeke? Pse 70% e punonjesve te shendetsise te intervistuar nga nje sondazh serioz deklarojne se duan te ikin nga Shqiperia? Rama e di mire te verteten por genjeshten e ka bere pjese te pandare te vetes. Pjese e kesaj genjeshtre dhe mashtrimi te madh eshte dhe portali " mjeke per Shqiperine" i hapur sot.

https://politiko.al/rama-rroga-e-mjekeve-ne-shqiperi-eshte-me-e-madhe-sesa-ne-gjermani/

Të fundit