Rreth 100 aksidente në punë në më pak se 8 muaj, cilat janë kushtet dhe pagat e ‘skllevërve modernë’

Brenda 8 muajsh kanë ndodhur gati 100 aksidente në punë, një pjesë e të cilave me pasojë vdekjen. Mesatarisht bëhet fjalë për 3 vdekje në muaj, ku më problematiku shfaqet sektori i ndërtimit.

Shkaqet e aksidenteve kanë të bëjnë me kushtet e këqija teknike në punë.

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferaj, tha se nga janari kanë qenë 99 raste aksidentesh të ndodhura në punë, nga të cilat 25 kanë qenë me pasojë vdekjen. Ndër to 21 raste janë evidentuar në sektorin  e ndërtimit.

Vetëm tre ditë më parë dy punëtorë humbën jetën pasi u zunë nën rrënoja. Viktimat ishin 31-vjeçari Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36 vjeç. Ndërsa tre punëtorët e të tjerë që mbetën të plagosur e që u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, ishin Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

Sipas Konferderatës së Sindikatave të Shqipërisë, kjo tragjedi është shkaktuar nga mungesa e kushteve teknike në punë.

Këtë e ka pranuar edhe drejtori i ISHP-së, i cili tha se deri tani janë hetuar gjithsej 114 subjekte, ku si masa janë marrë janë 29 dënime administrative dhe 34 gjoba.

Sipas tij, për përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në punë po propozohet një paketë në kuadër ligjor për legjislacionin e punës për aksidentet në punë.

Paketa Ka të bëjë me ndryshime ligjore ku do të ashpërsohen masat për shkeljet ligjore për shëndetin dhe sigurisë në punë. Do të funksionojë në bazë të denoncimeve. do të marrin masa akoma më të mëdha dënimi”, tha drejtorit të ISHP-së.

Përveç kushteve teknike, po aq për të qarë hallin është edhe rroga që marrin punëtorët e ndërtimit, e cila nuk i arrin as 300 mijë lekë të vjetra, që është shumë pak në krahasim me lodhjen dhe rrezikun që ka kjo punë.