Flash News

KRYESORE

Sekretari amerikan i shtetit Pompeo: NATO në rrezik, duhet që të ndryshojë

Sekretari amerikan i shtetit Pompeo: NATO në rrezik, duhet që të

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo mendon se NATO-ja duhet të ndryshojë, në të kundërt rrezikon të bëhet e padobishme. Duket se edhe zyrtari amerikan ka të njëjtin mendim si edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron sa i përket Aleancës Euro-Atlantike.

Ndërkohë që kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel nuk e mendon në të njëjtën mënyrë si Pompeo dhe Macron. Sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes nëse NATO-ja është klinikisht e vdekur se, pas 70 vjetësh aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë, duhet të përballet me realitetet dhe sfidat e sotme.

"Nëse vendet e ndryshme besojnë se mund të marrin përfitimet që sjell siguria pa i siguruar NATO-s burimet që i duhen, nëse ato nuk i respektojnë angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet e paefektshme ose e vjetëruar,” tha ai.

Pompeo kritikoi edhe trajtimin që Rusia i bën kundërshtarëve politikë, ndërkohë që i barazoi taktikat e Kinës për njerëzit me ato të ish-Gjermanisë Lindore.

Të fundit