Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i gomave në Qafë-Thanë, doganieri i arrestuari baxhanak i deputetit të PS-së

Nëntë persona janë arrestuar nga policia në Qafë-Thanë pasi dyshohet se kanë kontrabanduar 2100 goma. Politiko.al mëson se Stefan Hila, njëri prej pesë të doganierëve të arrestuar është baxhanaku i deputetit socialist Ilir Xhakolli.

Xhakolli përflitet si një kandidat potencial nga PS për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 2019-s, megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Ilir Xhakolli, deputet i PS

Kujtojmë që të arrestuarit e ditës së sotme, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” janë:

Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës.

Anesti Tushinka, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë.

Ilir Spahiu, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë.

Lefter Duraj, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave.

Mikel Goxharaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, (të pestë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, neni 248 i Kodit Penal)

Kelti Ristani, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë (nenet 186 e 171).

Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave (neni 171 i Kodit Penal),

Stojmir Treneski, 42 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, shoferi i kamionit, (nenet 186 e 171 të Kodit Penal),

Petraq Dimko, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë, (neni 179 i Kodit Penal).

Të fundit