Flash News

KRYESORE

SHBA: Asistencë për reformën në drejtësi, duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar

SHBA: Asistencë për reformën në drejtësi, duhet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë që të mbështesin zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Këtë e tha zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Jorgan K. Andrews, gjatë takimit me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi

“Do t’ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Jemi të ndërgjegjshëm për presionin me të cilin përballet KLP dhe jemi të vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tonë për mbrojtjen e prokuroreve të SPAK. Keni ngritur një baze ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsionin dhe presionin e politikës mbi këto struktura. Por duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, sepse tani do të keni instrumentet e duhura”, tha zyrtari amerikan.

Kurse Ibrahimi tha se këshilli është shumë pranë zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritjes së SPAK.

“Shikojmë hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë të cilët tashmë e kanë kaluar vetingun dhe dy prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, të cilët kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë”.

Të fundit