Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Shiste kanabis në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, ky është i riu që jeton mes luksit
Leonard Doka është 22-vjeçari i arrestuar nga policia, i cili shiste kanabis në dy shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. I riu kishte krijuar tregun e tij pranë, institucioneve shkollore “Ali Demi” “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”.
I riu, publikonte herë pas here në rrjetet sociale, automjete të shtrenja, varse floriri dhe parti në lokalet e shtenjta.
Sektori i narkotikëve në policinë e Tiranës, kishte në gjurmët e 22-vjeçarit Leonard Doka, rreth 6 muaj më parë, ndërsa prangosja u krye në kushtet flagante, shkruan ABC Neës.
30 doza me kanabis iu sekuestruan Dokos, ndërsa në hetim në gjendje të lirë është edhe shoku tij. Më të shqetësuar për këtë situatë, janë prindërit që dërgojnë fëmijët në shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme.
Blerta një ish-mësuese kërkon që instancat shtetërore të ndërhyjnë sa më parë për ta larguar këtë fenomen nga shkollat, njëherë e mirë.
“Shqetësuese në maksimum, s’ka shqetësim më të madh që të pinë fëmijët kaq të vegjël duhet patjetër që të vërë dorë shteti, se po vazhdoi rinia kështu ne morëm fund”.