Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Ilir Metës/ Manja i bindur: Të gjithë deputetët do votojnë nismën e PS

Shkarkimi i Ilir Metës/ Manja i bindur: Të gjithë deputetët

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja e cilëson si një akt të paprecedentë dhe anti-kushtetues dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve. Në ‘Top Talk’, Manja u shpreh se Presidenti Meta ka shkelur nenin 90 të Kushtetutës dhe të enjten do të kërko përmes mekanizmit të hetimit Parlamentar të fillojë procedura për shkeljen e nenit 90 të Kushtetutës.

“Të enjten, Kuvendi do të zhvillojë një seancë me debat dhe në përfundim të saj do të ketë edhe miratimin e një rezolute, ku Kuvendi do të kërkojë nga organet publike garantimin e zhvillimit të procesit zgjedhor për në 30 qershor. dhe sigurisht do të kërkojë përmes mekanizmit të hetimit Parlamentar të nisë një procedurë për shkeljen e nenit 90 të Kushtetutës”, u shpreh Ulsi Manja.

I pyetur se a i arrin mazhoranca votat e nevojshme për të shkarkuar Presidentin e Republikës? Ulsi Manja u përgjigj: “Ne si mazhorancë do ta ndërmarrim si veprim, por edhe grupet e tjera Parlamentare nuk kanë arsye përse të mos e votojnë. Nëse qëllimi final është garantimi i rendit Kushtetues dhe i Republikës, besoj se të gjithë do i bashkohen kësaj nisme”, u shpreh Manja.

Por instanca e fundit që deklaron shkarkimin e Presidentit, ose jo, është Gjykata Kushtetuese. Në situatën ku ndodhet sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, e në studion e Top Talk, Ulsi Manja u pyet se si do të veprohet në këtë rast.

Ai shpjegoi se brenda korrikut, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mund të përfundojë renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Çka i hap përfundimisht rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Brenda këtij sesioni parlamentar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mund të përfundojë renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Edhe nëse Presidenti nuk do t’i dekretojë, ligji e parashikon që pas tejkalimit të afatit 30 ditor, i pari i renditur në listë bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetues, edhe kështu me radhë”, sqaroi ai.

Të fundit