Flash News

KRYESORE

Shkeli privatësinë, YouTube rrezikon të “ndëshkohet” me miliarda dollarë

Shkeli privatësinë, YouTube rrezikon të

Një ndër rrjetet më të përdorura në mbarë globin, YouTube rrezikon të dënohet me miliarda dollarë si gjobë.

Në Komisionin Federal Trade kanë mbërritur një numër i madh ankesash se në këtë rrjet po shfrytëzohen të dhënat e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare për qëllime marketingu dhe reklamash.

Në këto kushte, komisioni e akuzon YouTube se ka shkelur privatësinë e fëmijëve, ndërsa kompania e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Nga ana tjetër, edhe facebook u përfshi pak ditë më parë në një skandal të ngjashëm, duke u akuzuar se ka shfrytëzuar të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve në zgjedhjet presidenciale.

Të fundit