Flash News

KRYESORE

Shkencëtarët fajësojnë njeriun për temperaturat e larta

Shkencëtarët fajësojnë njeriun për temperaturat e larta

Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën, gjatë javës së kaluar mund të ketë ndodhur si pasojë e njeriut.

Temperaturat, në disa pjesë të Francës, shkuan në 45.9 gradë celsius,si asnjëherë më parë në histori.

“Ndryshimet klimatike nuk janë më rritje abstrakte e temperaturave në nivel botëror, por tashmë ju mund ta ndjeni valën e të nxehtit sapo dilni jashtë”, tha Geert Jan van Oldenborgh, hulumtues në Institutin Mbretëror holandez të meteorologjisë.

“Hulumtimet tregojnë se një valë e njëjtë e vapës, po të ndodhte një shekull më parë, do të ishte rreth 4 gradë Celsius më e ftohtë sesa kjo e fundit”, thuhet në raportin e një grupi shkencëtarësh.

Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar kryesisht nga emetimet industriale të dioksidit të karbonit nga lëndët djegëse, do t’i bëjë më të shpeshta këto temperatura ekstreme, por edhe stuhitë, thatësirat dhe përmbytjet.

Organizata Botërore Meteorologjike parashikon se viti 2019 do të jetë një ndër vitet më të nxehtë në botë.

Të fundit