Flash News

KRYESORE

“Shqipërisë po i cënohet sovraniteti kombëtar dhe perspektiva europiane”

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu shprehet se po cenohet sovraniteti kombëtar dhe njëherësh perspektiva europiane.

Shehu thekson se vendosja e flamujve kinezë në oborrin e aeroportit “Nënë Tereza”, përkrah atij shqiptar, ka ngjallur habi dhe indinjatë edhe te partnerët ndërkombëtarë.

Me kokëfortësi po cënohet sovraniteti e imazhi i ynë kombëtar, perspektiva jonë europiane, sikur të ishim një “Republikë Bananesh”.

Vazhdojnë të valviten flamujt gjigantë kinezë në pozicionin më prezantues të Shqipërisë, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” e jonë, në hyrje- dalje të Rinasit.

Pra ky nuk është thjesht një “lapsus”, por është një strategji e qartë Rilindase, që cënon sovranitetin, interesat tona kombëtare, të ardhmen tonë perëndimore.

Është edhe një mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit e Ëashingtonit, kërkesave e politikave të tyre strategjike. Është një kundërvënie ndaj partnerëve tanë të rëndësishëm, duke filluar nga Gjermania.

Aty ku duhet të valvitej vetëm flamuri i ynë kombëtar me atë të BE, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qëndron si në kohën e Enver-Maos flamuri kinez, gjë që ka ngjallur habi dhe indinjatë edhe te partnerët tanë.

“Shtetarët”, deputetët, drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, të Transpoteve, të Protokollit të Shtetit e institucioneve të tjera përgjegjëse që heshtin, a nuk e shikojnë këtë palaçollëk, apo kalojnë vetëm nga VIP-i!? Fotot janë të sotme”, shkruan Shehu.

Të fundit