Flash News

KRYESORE

Shtohet kapitali me 300 milionë euro te Juvja për planin e zhvillimit, klubi del me humbje

Shtohet kapitali me 300 milionë euro te Juvja për planin e zhvillimit,

Këshilli i Administrimit të Juventusit aprovoi bilancin për sezonin 2018-2019 me një humbje prej 39.9 milionë eurosh, pas humbjes prej 19.2 milionë eurosh në sezonin 2017-2018. Sigurisht që kjo ndikon në planin zhvillimit për periudhën 2019-2024 me këshillin që propozoi një rritje të kapitalit deri në 300 milionë euro.

gjatë kësaj faze zgjerimi borxhi ka vazhduar që të rritet. Më 30qershor të 2019-ës, borxhi financiar neto shkonte në 463.5 milionë euro (309.8 12 muaj më parë). këto financime janë të nevojshme për të mbështetur zhvillimin global dhe për t’i lejuar bardhezinjve që të mund të kapin linja të reja të fitimit, përveç kufijve kombëtarë.

Fitimet për sezonin 2018-2019 u regjistruan në shumën e 621.5 milionë, me një humb je prej 39.9 milionë euro.

Të fundit