Flash News

KRYESORE

Shullazi dërgohet në spital, ka probleme me shëndetin

Shullazi dërgohet në spital, ka probleme me shëndetin

Një nga personat më famëkeq të botës së krimit në Shqipëri, Emiljano Shullazi, prej 24 orësh ndodhet në spital, për shkak të problemeve me shëndetin. Ai është shtruar në një spital privat. Transportimi nga Burgu 313 u krye me masa të forta sigurie, shkruan Shqiptarja.com.

Kjo është hera e dytë që Shullazi, lë qelinë dhe shtrohet në një spital privat, pasi gjatë kohës kur ndodhej në masë sigurime “arrest me burg” ai ju nënshtrua një operacioni në ambientet e një spitali privat.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të ashpra,si për Shullazin, ashtu edhe për persona të tjerë të dënuar, që ata të mos favorizohen në institucionet e kryerjes së dënimeve penale.

Madje, drejtoi i përgjithshëm i burgjeve shkarkoi nga detyra dhe bëri kallëzim penal në prokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj drejtorit Maksim Hamiti të Burgut 313, sepse ky i fundit e favorizonte Shullaizn për t’u takuar me shokët e tij.

Shullazi u dënua nëntorin e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg pas 50 seancash gjyqësore. Ai u dënua për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.

Të fundit