Flash News

KRYESORE

Shumica kundërshton Metën: Ka gabuar, Arta Vorpsi është automatikisht Gjyqtare Kushtetuese

Shumica kundërshton Metën: Ka gabuar, Arta Vorpsi është

Shumica parlamentare nuk është dakord me arsyetimin e presidentit Ilir Meta për pezullimin e vakancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën e dërguar Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kreu i shtetit nuk pranoi të emëronte anëtarin e dytë, sepse kërkoi të respektohej radha e Kushtetueses dhe të zgjidhte kuvendi i pari.

Por për shumicën, nga sot, "Arta Vorpsi është automatikisht Gjyqtare Kushtetuese". Ajo është e renditur e para në vakancën e dytë të Presidentit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha për mediat se kreu i shtetit ka gabuar dhe se në seancën plenare të së hënës, do të votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuta dhe ligji organik për Gjykatën kushtetuese flet shumë qartë. Secili nga institucionet kushtetuese të përfshira në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtetuese dhe lëtu e kam fjalën për Presidentin e Republikës, Parlamentin dhe Gjykatën e Lartë, nëse nuk e ushtrojnë këtë kompetencë kushtuese dhe ligjore brenda afatit 30 ditor, kandidati i listuar i pari në listën emërimeve në drejtësi konsiderohet i emëruar.”, tha Manja për mediat

Në seancën e radhës të hënën, kuvendi do të votojë edhe për gjyqtaret e reja Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Bashkë me Besnik Mucin dhe Vitore Tushën gjykata bëhet më 5 anëtarë.

Të martën, Besnik Muçi që u dekretua si gjyqtar nga presidenti Meta, do të marrë përgjigjen nga Kolegji i Apelimit nëse e kalon apo jo vetingun.

Të fundit