Flash News

KRYESORE

Si parashikohet moti për këtë javë, nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe bora

Kjo javë është parashikuar nga meteorologët të nisë me diell, por reshjet e shiut nuk do të mungojnë në ditët në vijim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet nisin të hënën në darkë, ndërsa të martën në zonat, në lartësitë mbi 1600 metër, do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët.

“Dita e martë, përgjithësisht parashikohet një ditë me reshje shiu, të cilat do të fitojnë dhe intensitet mesatar me shkarkesa elektrike lokale. Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqësohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë”, sqaron SHMU.

Të fundit