Flash News

KRYESORE

Si qëndron e vërteta e përdorimit të vajit të kokosit për aknet

Vaji i kokosit është një nga produktet që përdoret më shumë dhe gjerësisht për gatime dhe për çështje kozmetike.

Ky është një produkt që bën mrekulli me lëkurën dhe shpesh nga ata që merren me estetikë e kozmetikë dhe bukuri sugjerojnë kombinime e këshillime përdorimi.

Sipas disa dermatologëve për “Women’s Health Magazine”, vaji i kokosit mundet që edhe të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet.

Megjithatë ai mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, por nuk mund ta japë efektin si një produkt i vetëm.

Nëse doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën, është mirë që pas tij të përdorni një tjetër pastrues, për të hequr çdo mbetje të vajit nga lëkura.

Të fundit