Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Skema/ Bosët e krimit kanë shfrytëzuar ligjin për të futur prostituta në burgjet shqiptare
Bosët e krimit në burgjet shqiptare kishin krijuar një skemë prostitucioni, nga e cila kishin përfituar ndër vite. Ata kanë shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji, atë të një takimi special 5 orës njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset. Në këtë mënyrë, të burgosurit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në burgjet shqiptare raporton Top Channel.
Sipas ligjit, i njihet e drejta të burgosurve shqiptarë të zhvillojnë takime speciale edhe me ato që konsiderohen si bashkëjetuese. Prostitutat futeshin në burgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese.
Për të treguar se ato ishin partnere të personave në qeli, mjaftonte të paraqisnin një vërtetim të noterizuar që kushtonte 3.000 lekë përmes të cilit ato deklaronin se ishin partnere ose bashkëjetuese.
Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”. Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie, por që asnjëherë nuk janë kërkuar kaq të detajuara.
Kjo i ka hapur dritën jeshile futjes së prostitutave nëpër burgjet shqiptare.
Sipas Top-Channel, Drejtor i Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili u kërkon të gjithë zyrave juridike në burgje të mos mjaftohen me një vërtetim të noterizuar.