Flash News

KRYESORE

Sondazhi i tretë i 'IPR Marketing' për zgjedhjet në nivel kombëtar, si kanë ndryshuar shifrat nga një javë më parë

IPR Marketing dhe Ora News kanë publikuar përgjigjet e sondazhit të tretë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë Partia Socialiste do të fitonte 48% të votave. Në vendin e dytë qytetarët kanë zgjedhur Partinë Demokratike me 32% të votave, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13%.

Sondazhi rendit në vendin e katërt Partinë LIBRA me 3%, ndërsa më pas vjen Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet  me 2.5% të votave.

Krahasur me dy sondazhet e para PS ka pësuar rritje. Duke e krahasur me sondazhin e  7 qershorit vihet re se Partia Socialiste ka pësuar një rritje me 3%, ndërsa Partia Demokratike ka pësuar rënie me 5%.

Lëvizja Socialiste për Integrim krahasuar me sondazhin e fundit, atë të datës 7 qershor nuk ka asnjë ndryshim. Rritje ka pasur edhe për Partinë Libra të Ben Blushit e cila nga sondazhi i fundit është rritur me 1%. Edhe PDIU ka pësuar rritje me 1%.

Shqiptarët në revoltë? Sondazhi tregon shifrën e lartë të atyre që refuzojnë të votojnë më 25 qershor

Të fundit