Flash News

KRYESORE

Sormani i druhet presidentit Demi: Punoj nga mëngjesi deri në darkë

Sormani i druhet presidentit Demi: Punoj nga mëngjesi deri në

"Alo, jam presidenti Demi. Të njoftoj se je i shkarkuar nga puna".

Kjo është telefonata së cilës i druhet trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, nga presidenti i Partizanit, Gaz Demi. Të humbësh në derbi mjafton për një gjë të tillë - se jemi në Shqipëri - por kur sheh tabelën me 5 gola nga Tirana situata është edhe më keq.

Sidoqoftë, tekniku italian ka një argument. "Vendimet i merr presidenti, por unë punoj nga mëngjesi deri në darkë", deklaroi Sormani në Supersport pas humbjes 5-1 me bardheblutë.

I pyetur pse humbi skuadra e tij, ai komentoi: "Ndodh, kur del tërësisht përpara për të kërkuar golin e barazimit. Ne ishim me një lojtar më pak".

Të fundit