Flash News

KRYESORE

Sot shfaqet dokumentari ‘bombë’: Një e treta e Shqipërisë e mbjellë me kanabis

Sot shfaqet dokumentari ‘bombë’: Një e treta e

Televizioni italian Rai 3 ka paralajmëruar se të mërkurën në orën 23:20 do të publikojnë një dokumentar, ku flitet për kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogës ne Shqipërise. Në nje sekuence paraprake te emisionit ‘Narcotica’, prokurori i antimafias, Nicola Gratteri tregon se një e treta e vendit është e mbjellë me kanabis.

“Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine”, zbulon ai. Në një tjetër spot të dokumentarit, të publikuar 5 ditë më parë, Rai 3 raportonte se rruga e re e trafikut të kokainës është Kolumbi-Meksikë-Shqipëri.

Dokumentari do te shfaqë në fillim trafikun e kokainës dhe heroinës nga Guerrero, një shtet i vogël në Meksikë, por edhe një qendër e madhe për trafikun e kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

Pikërisht aty kultivohet lulëkuqja e opiumit, që më pas transfomohet në heroinë. Më pas nga Meksika dokumentari zhvendoset në Kolumbi në Katatumbo, në laboratorët klandestine të përpunimit të drogës, për t’u mbyllur në Shqipëri.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/KBenOlFUdbVkR7aIsIwn_06_b50891d9b44e89733f9393cfc667ac68_video_720p_converted.mp4"][/video]

Të fundit