Studimi i ri për produktet e qumështit, disa gjëra që i keni ditur gabim

Studimi i ri i Universitetit të Texasit nga Houstoni thekson që yndyrat e ngopura në kos, djathë, gjalpë dhe qumësht nuk shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Thartirat yndyrore, të cilat ndodhen në produktet e qumështit, madje zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru për 42 %.

Qumështi, kosi dhe djathi përmbajnë kalcium, i cili ul shtypjen e gjakut dhe thartirat yndyrore të cilat veprojnë kundër inflamacionit.

Hulumtuesit kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 3.000 personave të rritur, të moshës mbi 65 vjeç.

Ekipi i ekspertëve, i cili ka analizuar rezultatet e matjes, ka konstatuar që asnjë nga thartirat yndyrore të matura nuk ka pasur lidhje me rrezikun e shtuar të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Veç kësaj, njerëzit me nivelet më të larta të thartirave yndyrore, që sipas shkencëtarëve ka lidhje me produktet e qumështit, kanë pasur 42 % më pak rrezik nga sulmi në tru.

Studimi, të cilin e ka financuar Instituti Kombëtar Shëndetësor amerikan, është publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition.